Zhvillimi i parkut nacional

”Sharri”

MALI SHARR; PASURIA JONË

Masivi i Sharrit shtrihet përafërsisht në mbi 1600 km katror, Gjeografikisht, ai është i ndarë nga lugina e Pollogut në Veri, nga fusha e Prizrenit (Kosovë) në Jug dhe nga lumi Radika në Veri-Perëndim. Një numër i madh përrenjsh presin masivin ku tre më të rëndësishëm janë lumi Shkumbin, Lesocka dhe Mazdraça. Ato i bashkëngjiten poshtë lumit të madh Vardar i cili tejkalon shtetin për tu derdhur në detin Egje afër Selanikut (Greqi). Dy qytete të mëdha janë të ngulitur në këmbët e masivit: Tetova në anën Maqedonase dhe Prizreni nga ana Kosovare. Ky masiv është njëri nga më të lartit në Ballkan me 15 maja mbi 2500 m. Ai arrin pikën më të lartë “Titov Vrv”, 2747m

MALI SHARR, MES RUAJTJES DHE RRËNIMIT

Me një biodiversitet unikat, Mali Sharr, përfaqëson pasuri të jashtëzakonshme natyrore. Por, rrënimet e shumta brenda kohës nga faktori njeri rrezikojnë që ta prishin gjithë ekuilibrin natyror. Shumë shoqata me kohë kanë ngritur zërin për ruajtjen e këtij masivi, duke afishuar idenë e shpalljes park nacional. Kjo nismë tashmë është drejt finalizimit, ndërkohë që pritet të sillet ligji me propozim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Botë e pasur bimore e shtazore

Bujqësia & Blegtoria

Turizmi

INFOGRAFIKA

MALI SHARR I TRE SHTETEVE: PARKU MË I MADH KOMBËTAR NË EVROPË

Postimet e fundit

MALI SHARR I TRE SHTETEVE: PARKU MË I MADH KOMBËTAR NË EVROPË (VIDEO)

https://youtu.be/c69dAljHFTQ Mali Sharr është një thesar i bisodiversitetit, i pasurisë së jashtëzakonshme natyrore që shtrihet në tri shtetet Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. Malet e...

AKTIVITETE PËR PASTRIMIN E DEPONIVE TË EGRA NË PARKUN KOMBËTAR “MALI SHARR”

ktivitetet përfshijnë pastrimin e 16 deponive të egra në komunën e Tetovës dhe 12 deponive të egra në komunën e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Gostivarit...

NUREDINI: KEMI OFERTË TË PRANUESHME PËR NDËRTIMIN DHE MENAXHIMIN E HEC-IT ÇEBREN

“Kjo është një ditë historike për sektorin e energjisë. Dua të theksoj se në të gjithë procesin, ne si Qeveri u përkushtuam maksimalisht që...

DEBAT NË UT PËR MENAXHIMIN ME PARKUN KOMBËTAR, NUREDINI: MALI SHARR ZONA MË E MADHE E MBROJTUR NË EVROPË

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini theksoi se qëllimi ynë nuk është të bëjmë një muze natyror, por ta vendosim këtë zonë...