AKTIVITETE PËR PASTRIMIN E DEPONIVE TË EGRA NË PARKUN KOMBËTAR “MALI SHARR”

ktivitetet përfshijnë pastrimin e 16 deponive të egra në komunën e Tetovës dhe 12 deponive të egra në komunën e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Gostivarit dhe transportimin e mbeturinave në deponinë “Rusino”.  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mjetet e nevojshme për realizimin e këtyre aktiviteteve, por apelon deri tek komunat që në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave, në vazhdimësi të zbatojnë parimin e universalitetit të shërbimeve dhe të sigurojnë grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe mbulimin e plotë të zonës në të cilën kryejnë shërbimin publik për menaxhimin e mbeturinave

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, së bashku  me drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor në MMJPH Hisen Xhemaili dhe drejtorin e IPPK “Mali Sharr” Ibrahim Dehari kanë vizituar aktivitetet për pastrimin e deponive të egra dhe transportimin e mbeturinave në disa nga lokacionet e parapara që ndodhen në territorin e parkut kombëtar Mali Sharr.

Aktivitetet përfshijnë pastrimin e 16 deponive të egra në komunën e Tetovës dhe 12 deponive të egra në komunën e Bogovinës, Vrapçisht dhe Gostivar dhe transportimin e mbeturinave në deponinë “Rusino”.  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mjetet e nevojshme për realizimin e këtyre aktiviteteve, por apelon deri tek komunat që në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave, në vazhdimësi të zbatojnë parimin e universalitetit të shërbimeve dhe të sigurojnë grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe mbulimin e plotë të zonës në të cilën kryejnë shërbimin publik për menaxhimin e mbeturinave, duke përfshirë vendbanimet e izoluara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet rishfaqja e  “deponive të egra” në këto lokacione dhe vetëm në këtë mënyrë mjetet e investuara në aktivitetet do të justifikohen dhe do të arrijnë qëllimin – mjedis jetësor i pastër dhe i shëndetshëm dhe kushte më të mira jetese për popullatën.

Read More

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here