KARVANI SENSIBILIZUES NDALET “TE DUSHKU” NË KAMJAN

OJQ BIRC në kuadër të projektit ” Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës natyrore” i financuar nga Civica Mobilitas, ka vazhduar me karvanin për ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e pasurisë natyrore. Destinacioni i radhës ka qenë fshati Kamjan, ku me banorët lokalë, pērfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë qytetarë të këtij vendbanimi është diskutuar nevoja e vetëdijësimit të banorëve për ruajtjen e natyrës, të biodiversitetit të jashtëzakonshëm të Malit Sharr.

Pikërisht në gërmadhat e një deponie, me vetëiniciativë, në vendin e quajtur ” Te dushku” mbi Kamjan tashmë është ndërtuar një pikë rekreacioni modern, ku banorët kalojnë kohën e lirë familjarisht. Një shembull se si me përkushtim dëmtimet e natyrës mund të kthehen në vend atraktiv për turizëm malor.

Pikërisht në këtë vend, OJQ CED, një organizatë pioniere e idesë për shpalljen Malit Sharr park nacional ka organizuar aktivitetin e saj ” Kinemaja në lëvizje”, ku ka prezantuar përmes një video mesazhi sensibilizues domosdoshmërinë e shpalljes së Malit Sharr park nacional.

Metin Muaremi nga kjo organizatë ka theksuar se kanë qenë vazhdimisht të angazhuar për idenë e parkut nacional, gjithnjë duke bashkëpunuar me banorët lokalê. Aktivistë qytetar nga ky fshat kanë theksuar se ditas-ditës po ngritet vetëdija e njerëzve për ruajtjen e natyrës dhe shpalljen e Malit Sharr park nacional.

Ekperti Besnik Rexhepi ka theksuar dimensionin e turizmit malor, por edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së biodiversitetit unikat të këtij masivi.

Read More

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here