MJALTI I SHARRIT MË I KËRKUAR NË TREG, DIKENA: TË SHPALLET PARK NACIONAL

Kryetari i Shoqatës “Qyteti i Bletëve” dhe bletar i njohur nga Tetova, Driton Dikena, thotë se mjalti i Sharrit është më i kërkuari në treg. Andaj, në dokumentarin e Shoqatës BIRC, ai nënvizon nevojën e shpalljes së Shqrit për Park Nacional dhe zbatimin e strategjisë për zhvillimin e këtij rajoni.

“Në gati të gjitha garat kemi marrë shpërblime për kualitetin e mjaltit. Kjo nga shkaku se Mali Sharr ka bimësi të pasur prej ku bletët ththin nektarin. Pikërisht ky biodiverzitet e bën mjaltin të kërkuar dhe mjaft kualitativ”, thotë Dikena.

Nga BIRC paralajmërojnë se filmi dokumentar do të publikohet brenda një muaji dhe i njëjti është realizuar në kuadër të projektit “Mali Sharr – diga e fundit kundër katastrofës ekologjike”, i mbështetur nga programi CIVICA MOBILITAS.

Read More

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here