NUREDINI: 50 MILIONË EURO PËR INVESTIME NË INFRASTRUKTURËN UJORE KOMUNALE

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH) ka njoftuar se në seancën e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Projektligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut për kredi nga Banka Evropiane për Investime për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në vend, në vlerë prej 50 milionë eurosh. 

“Kjo iniciativë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Mnistrinë e Finansave paraqet një lloj vazhdimësie të fazës së parë të projektit “Furnizimi me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza”, i cili është zbatuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në periudhën e kaluar.

“Me këtë këst të dytë të kredisë nga BEI do të vazhdojë mbështetja e komunave për ngritjen e infrastrukturës bazë për të siguruar ujë të pastër për të gjithë banorët në vend, ndërsa projektet do të realizohen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor Planifikimit Hapësinor”, shkruan Nuredini në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij, fondet do të dedikohen për rehabilitim, modernizim dhe zgjerim, ndërtim i infrastrukturës së furnizimit me ujë, infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, sistemeve të kanalizimeve atmosferike dhe masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet, si dhe për prokurim të pajisjeve të specializuara për mirëmbajtje.

Marrëveshja financiare është në përputhje me BEI dhe pritet të lidhet pas miratimit të ligjit nga Kuvendi i RMV-së.

Read More

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here