NUREDINI: KEMI OFERTË TË PRANUESHME PËR NDËRTIMIN DHE MENAXHIMIN E HEC-IT ÇEBREN

“Kjo është një ditë historike për sektorin e energjisë. Dua të theksoj se në të gjithë procesin, ne si Qeveri u përkushtuam maksimalisht që ky projekt të ketë sukses, pas 13 përpjekjeve të pasuksesshme në 20 vjet. Kjo është arsyeja pse ne i projektuam mirë kushtet dhe dëgjuam nevojat e aplikantëve. Kjo është një procedurë në kohën e duhur dhe si shtet jemi gati për realizimin me sukses të këtij projekti. Këto hidrocentrale do të sigurojnë energji të balancuar dhe projekti do të realizohet si partneritet publik-privat, ku partner publik do të jetë SHA ESM”, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mbajti pres konferencë për ecurinë e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujërave të Cërna Rekës për ndërtimin e hidrocentraleve. Përkatësisht, sot deri në orën 11 ishte afati i fundit për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për ndërtimin dhe menaxhimin e HEC-it Çebren në partneritet publiko-privat me SHA ESM, projekt për të cilin procedura filloi më 17 janar 2020 me miratimin e Vendimit të Qeverisë.

Sipas procesverbalit të Komisionit, kanë arritur oferta nga dy kompani, nga Konsorciumi PPC dhe Çirodron Group nga Greqia dhe nga EDF nga Franca.

“Sipas procesverbalit janë dy oferta – nga të cilat u konstatua se oferta e Konsorciumit grek është e pranueshme, ndërsa oferta e kompanisë franceze EDF është ofertë jo detyruese dhe nuk është dorëzuar garancia bankare e kërkuar”,  itha Nuredini.

Ai e ka quajtur këtë një ditë historike për sektorin e energjisë.
“Kjo është një ditë historike për sektorin e energjisë. Dua të theksoj se në të gjithë procesin, ne si Qeveri u përkushtuam maksimalisht që ky projekt të ketë sukses, pas 13 përpjekjeve të pasuksesshme në 20 vjet. Kjo është arsyeja pse ne i projektuam mirë kushtet dhe dëgjuam nevojat e aplikantëve. Kjo është një procedurë në kohën e duhur dhe si shtet jemi gati për realizimin me sukses të këtij projekti. Këto hidrocentrale do të sigurojnë energji të balancuar dhe projekti do të realizohet si partneritet publik-privat, ku partner publik do të jetë SHA ESM”, theksoi Nuredini.
Pas periudhës së vlerësimit, e cila zgjat 60 ditë, pritet nënshkrimi i Marrëveshjes, e cila duhet të bëhet deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Prodhimi i parë i energjisë elektrike parashikohet të nisë në vitin 2028-2029. Sistemi i hidrocentraleve në Cërna Rekë duhet të prodhojë energji të balancuar prej të paktën 333 megavat energji dhe do të paraqesë bazën e rrjetit të brendshëm të energjisë.
-Obligimet në fushën e investimit i bartë plotësisht operatori privat”- informoi Nuredini.

Read More

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here