NUREDINI NË TAKIMIN E UNFCCC: PUNOJMË PËR MBROJTJE NGA RREZIQET QË SJELLIN NDRYSHIMET KLIMATIKE

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH), Naser Nuredini, merr pjesë në Takimin e 27-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), që mbahet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, përcjell kdpolitik.com.

Në përgjigje të ndikimeve shkatërruese të ndryshimeve klimatike që prekin njerëzit vulnerabël në të gjithë botën, Presidenca e COP27 ka paraqitur Agjendën e Përshtatjes së Sharm-El-Sheikh. Kjo Agjendë përshkruan 30 Rezultatet e Përshtatjes për të rritur qëndrueshmërinë për 4 miliardë njerëz që jetojnë në komunitetet më të cenueshme nga klima deri në vitin 2030.

“Pjesëmarrja në COP 27 është një mundësi e shkëlqyer për të konfirmuar përpjekjet e vendit për të ndërmarrë pjesë të detyrimeve globale për të arritur synimet e Marrëveshjes së Parisit”, thotë Nuredini në një postim në Facebook.

Kjo Agjendë vjen si përgjigjje ndaj hulumtimeve që paralajmërojnë se gati gjysma e popullsisë së botës do të jetë në rrezik të madh të ndikimeve të ndryshimeve klimatike deri në vitin 2030. Së bashku, këto rezultate përfaqësojnë planin e parë gjithëpërfshirës global për të mbledhur aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë pas një grupi të përbashkët veprimesh përshtatëse që kërkohen deri në fund të kësaj dekade në pesë sisteme të ndikimit: ushqimi dhe bujqësia, uji dhe natyra, bregdeti dhe oqeanet, vendbanimet njerëzore dhe infrastrukturën, duke përfshirë zgjidhjet e mundshme për planifikim dhe financim.

“Si shtet palë në UNFCCC dhe Marrëveshjen e Parisit, ndajmë pritshmëri të ngjashme nga samiti ndërkombëtar, sidomos në aspektin e përshtatjes, financimit dhe transparencës.
Duhet të prezantojmë zgjidhje dhe inovacione të reja që ndihmojnë në zbutjen e ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, duhet t’i përsërisim dhe t’i zgjerojmë me shpejtësi të gjitha zgjidhjet e tjera të përshtatshme me klimën për zbatim në vendet në zhvillim”, thotë Nuredini.
“Ne si vend nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”, thekson ministri Nuredini, “gjithashtu ndajmë sfida të ngjashme për sa i përket arritjes së qëllimeve dhe objektivave të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar, si dhe atyre të përcaktuara nga legjislacioni evropian dhe vendimet ministrore brenda Komunitetit të Energjetik”.
“Të gjithë jemi të përkushtuar për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila kërkon vizion, udhëheqje si dhe një sërë infrastrukturës strategjike, ligjore, organizative dhe procedurale”, shton ai.
Nuredini thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për përmbushjen e të gjitha parakushteve për veprim të integruar klimatik. “Kemi miratuar një sërë dokumentesh të nevojshme për rritjen e dekarbonizuar dhe po finalizojmë kuadrin ligjor.
Në margjinat e Konferencës kam zhvilluar takime bilaterale me kolegë dhe me drejtorë ekzekutiv të disa institucioneve ndërkombëtare”, deklaron Nuredini.

Read More

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here