NUREDINI: PO INVESTOJMË NË PROJEKTE QË JAPIN REZULTATE POZITIVE PËR QYTETARËT

Po investojmë në projekte kapitale dhe infrastrukturore që japin rezultate pozitive për qytetarët, thotë Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Naser Nuredini, përcjell kdpolitik.com.

Zbatimi i këtyre projekteve, sipas tij, “janë pjesë e agjendës së gjelbër si zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, kushte më të mira jetese për qytetarët dhe ngritjen e kapaciteteve nga të cilat do të përfitojnë brezat e ardhshëm.”

Më tej Nuredini përmend disa projekte që janë realizuar ose ka nisur realizimi i tyre.

“Në sistemin e prokurimit publik dje është shpallur projekti për rregullimin e kanalit qarkor në vendbanimin Haraçinë, financuar nga Buxheti i MMJPH-së.”

“Po ndërtohet rrjeti i ujësjellësit në vendbanimin Pirok, komuna e Bogovinës.”

“Në fazën përgatitore është nisja e punimeve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në vendbanimin Straçincë komuna e Gazi Babës”.

“Rikonstruimi i sistemit të ujësjellësit në komunën e Bogdancit”.

“Rikonstruimi i stacionit të filtrimit të ujit të pijshëm në komunën e Berovës”.

“Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Nikushtak dhe Vishticë në komunën e Likovës.”

“MMJPH bashkëpunon në vazhdimësi për marrjen e ndihmës para anëtarësimit nga fondet evropiane.”

“Projekti “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Kërçovës” është në fazën përfundimtare të vlerësimit dhe dhe sa më shpejtë jetë e mundur pritet të nisë realizimi i punimeve ndërtimore”

“Është shpallur procedura e tenderimit për realizimin e projektit “Ndërtimi i Stacionit të pastrimit të ujërave të zeza dhe sanimi dhe përmirësimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Manastirit”.”

“Përgatitjet për fillimin e procedurës së tenderimit për projektin “Vendosja e një sistemi të integruar dhe të vetëqëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në rajonet Lindore dhe Verilindore” janë në fazën përfundimtare.”

Në vijim, njofton Nuredini, janë përgatitjet për fillimin e aktiviteteve nga projekti GEF 7, i miratuar me një buxhet total prej 4,070,500 dollarë. “Qëllimi kryesor i projektit është të forcojë kapacitetet kombëtare dhe lokale për të arritur objektivat e neutralitetit dhe biodiversitetit nga degradimi i tokës në Maqedoninë e Veriut, përmes një demonstrimi të menaxhimit të integruar të peizazhit në pilot-zonën e Malit Sharr dhe mbështetjes për replikimin kombëtar.”, thotë Nuredini.

 

Read More

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here