“PARAJSA E SHARRIT” NË PARKUN NACIONAL

Mazllam Hasani çdo vit pret mijëra vizitorë në restorantin e tij “Parajsa e Sharrit”. I vendosur afër 5 kilometra larg Tetovës, në rrugën për në qendrën turistike Kodra e Diellit, ky restoran tani më është sinonim i bukurive të Sharrit dhe ushqimeve autoktone që servohen në këtë rajon.
Mazllami thotë se me shpalljen Park Nacional të Malit Sharr ky numër do të shumëfishohet, që do të thotë vende të reja të punës.
“Kemi turistë jo vetëm nga të ghithë qytetet e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Gjermania, Zvicra e kështu me radhë. Shapllja e Sharrit park nacional do ta bëjë këtë vend edhe më atraktiv për turistët, gjë që do t’i japë një shtytje shtesë zhvillimit të këtij tajoni”, tha ai.
Biseda me Mazllamin do të jetë pjesë e dokumentarit të BIRC për Sharrin, që do të shfaqet së shpejti.

 

VIDEO: https://www.facebook.com/BIRCooperation/videos/299214668492318

Read More

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here