Rreth Nesh

BIRC

BIRC për ta ruajtur vazhdimësinë për mbrotjen e natyrës dhe në të njëjtën kohë për ta fuqizuar edhe mëtej idenë Mali Sharr park nacional si dhe për të ruajtur vazhdimësinë e projektit “Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës ekologjike” po në kuadër të këtij projekti të financuar nga Civica Mobiltas e starton subdomenin “Zhvillimi i parkut nacional ‘Sharri’”. Në kuadër të këtij subdomeni të BIRC përfshihen të gjitha produktet mediale të projektit, por edhe produkte tjera që ndërlidhen me idenë se senzibilizimit të opinionit në drejtim të mbrojtjes së vlerave natyrore, të biodiversitetit dhe të menaxhimit të suksesshëm me parkun nacional. Pikërish zhvillimi i parkut nacional do të jetë substancë e këtij subdomeni, në të cilin do të përfshihen edhe analiza nga sfera e mbrotjes së mjedisit, nga procedimi me parkun nacional, por edhe projeksione tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit në parkun kombëtar si një asset i rëndësishëm natyror që tashmë mbrohet me ligj. Në këtë sobdomen gjithashtu do të ketë hapësirë edhe për hapje debate për tema ta caktuara nga fusha e mbrojtjes së natyrës, por edhe investimet, modelet e zhvilimit të parkut nacional “Sharri”. Në këtë subdomen do të ndiqen, promovohen dhe dotë shtrohen për debat të gjitha zhvillimet për menaxhim të suksesshëm të parkut nacional, por edhe të gjitha nismat që do të ndërlidhen me idenë e përbashkët për funskionim normal të parkut nacional.